Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis procesi gjyqësor ndaj ortopedit Nushi, akuzohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Lajme 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I pafajshëm është deklauar në shqyrtimin kryesor ndaj tij ortopedi Visar Nushi, i akuzuar nga Prokuroria për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Deklarimin e tij, ortopedi Nushi e ka bërë në seancën e shqyrtimit kryesor kundër tij para gjyqtarit Kujtim Krasniqi.

Prokurori Rexhep Maqedonci i lexoi akuzat që rëndojnë ndaj të doktorit Visar Nushi. Sipas prokurorisë, Visar Nushi, në cilësinë e doktorit ortoped me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore për të dëmtuarën – e mitur N.B., ka përdorur haptas një metodë të papërshtatshme mjekësore, raporton rtklive.com.

Gjatë leximit të aktakuzës u tha se doktor Nushi nuk e ka paraqitur gjendjen reale të shkallës së deformimit dhe nuk i ka rekomanduar pacientes me kohë mbajtjen apo përdorimin e ortozës (korsetit), ndonëse në vazhdimësi e dëmtuara në këtë periudhë kohore është trajtuar nga i dyshuari.

“Si pasojë e kësaj vjen deri te keqësimi i gjendjes shëndetësore të së dëmtuarës duke i shkaktuar devijim të rëndë të boshtit kurrizor, si dëmtim të rëndë trupor”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shtetit, raporton rtklive.com.

Familjarët besojnë se drejtësia do të triumfoj, mbrojtja kundërshton akuzën

Familjarët e të dëmtuarës në senacë gjyqësore kanë kërkuar që të merren parasysh edhe prova shtesë. Gjykatësi ka vendosur që provat shtesë të bashkëngjiten në seancat tjera, kur gjyqësori do të vendosë nëse ato prova do të merren ose jo parasysh.

Mbrojtja e Visar Nushit, avokati Gazmend Nushi ka thënë se do ta kundërshtoj aktakuzën.

Para fillimit të shyqrtimit kryesor, i emocionuar, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, babai i të miturës N.B. ka thënë për rtklive.com se shpreson që drejtësia do ta thotë fjalën e saj në rastin Nushi.

“Ne besojmë fuqishëm që drejtësia do të triumfoj në këtë rast”, ka thënë Berat Berisha, babai i vajzës së dëmtuar.

Ndryshe, ekspertiza mjekësore e kryer me kërkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. B. ka rezultuar se ortopedi kosovar Visar Nushi ka bërë gabime gjatë matjeve të shkallës së skoliozës. Nushi, sipas ekspertizës së kryer në Gjermani i kishte vënë pacientes diagnozë dhe terapi të gabuar, duke u bazuar në matjet e gabuara të shkallës së skoliozës, raporton rtklive.com

Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e doktorit, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S.

Ekspertiza në Gjermani gjeti gabime trashanike gjatë matjes së skoliozës

Në ekspertizën mjekësore të kryer nga Dr. Mattias Hovel, shef i Klinikës së Ortopedisë së Fëmijëve në Klinikën Universitare të Essenit në Gjermani ceket se vlera pas matjes së deformimit nga ana e ortopedit Visar Nushi është bërë gabimisht sikurse është ordinuar edhe terapia e gabuar.

Toleranca e rezultateve të lejuara gjatë matjeve të vlerave të skoliozës është deri në +/- 5 shkallë. Por, një pasqyrë e dhënë në ekspertizë tregon se Nushi kur kishte bërë matje në qershor të vitit 2013 ishte konstatuar një deformim prej 28 shkallësh derisa në atë kohë sipas matjeve në Klinikën Universitare në Essen të Gjermanisë deformimi kishte kaluar në 44 shkallë, duke bërë kështu një gabim në matje prej hiç më pak se 16 shkallësh, raporton rtklive.com.

“Më 5 qershor 2013 zotëri doktor Nushi mat sërish 28 shkallë, vendos kështu një diagnozë të gabuar e cila pastaj pasohet nga terapia e gabuar. Këtu tek ne, për këtë periudhë matet një cobb – kënd prej 44 shkallësh”, thuhet në ekspertizën e mjekut gjerman.

Po ashtu, aty ceket se në janar të vitit 2013, kur ortopedi Nushi kishte gjetur se shkalla e deformimit ishte 28 shkallë, është dashur të indikojë një tretman me korset. Këtë pastaj pacientja N. Berisha, sipas ekspertizës gjermane, e merr në shtator të vitit 2013 kur kishte ndodhur një deformim në shkallën 52. Në këtë fazë, sipas ekspertizës, zakonisht indikohet operacioni.

Në ekspertizën e doktorit gjerman Mattias Hovel qartësohet se për vlerësimin e skoliozës ortopedi duhet të marrë parasysh dhe të bëjë matje edhe të deformimit të pjesës lumbale. Ndërkohë që në matjet e bëra nga Visar Nushi vetëm në kontrollin e parë ishin bërë matje të kësaj pjese.

Ndryshe, seanca e radhës në rastin Nushi është caktuar më 12 qershor 2017.

 

Artikulli paraprakKëtë gjë pas abortit, asnjë grua nuk ka guxim ta thotë
Artikulli i rradhës Vajza me kancer realizon ëndrrën, bëhet nuse por pa dasmë (Foto)

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.