Nëse keni ndonjë nishan në trup duhet t’i kontrolloni sa më shpesh në mënyrë që të detektoni ndonjë ndryshim të ngjyrës, madhësisë apo formës së tyre. Ndryshimi i tillë është një nga simptomat e para, që tregojnë se diçka nuk është në rregll dhe ju duhet të kontrolloheni menjëherë tek ndonjë specialist.
Kanceri i lëkurës është një nga llojet më të përhapura të kancerit. Ai mund të jetë trashëgues, mirëpo ekzistojnë edhe disa faktorë të jashtëm të cilët janë shkaktarë të kësaj sëmundjeje. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit është faktori kryesor që ndikon në shkaktimin e kësaj sëmundjeje. Gjithsesi, diagnostikimi i hershëm i tij mund të ulë rrezikun e vdekjes, dhe kështu pacientët mund të trajtohen dhe të shërohen.
Disa nga rastet kur ju duhet të tregoni kujdes të shtuar janë:
Kur e vëreni se nishani ka formë asimetrike
Kur i ndryshon forma
Kur ka diametër më të madh se 8 mm
Kur ju kruhet apo gjakoset
Nëse keni histori familjare me sëmundjen e melanomës