Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nisin hetimet për mjekët që ia përkeqësuan gjendjen pacientes e cila vdiq në QKUK

Lajme 12/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj katër punëtorëve shëndetësorë në dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj një pacienteje, tashmë e ndjerë, e cila ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas aktvendimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, V.Z, S.D, M.M dhe B.Sh, dyshohen se më 20 janar të vitit të kaluar në QKUK në Prishtinë kanë përdorur haptazi metoda të papërshtatshme të mjekimit me ç‘rast kanë shkaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të së ndjerës S.G.

Në aktvendimin për fillimin e hetimeve, prokuroria pretendon se e pandehura e parë nuk ka kërkuar mendim edhe nga mjekë të tjerë për të vendosur nëse e dëmtuara duhej të trajtohej nga fillimi në emergjencë apo në mjekim intensiv dhe ka nënvlerësuar ankesat e pacientes për reaksion ndaj transfuzionit të gjakut  dhe ka vazhduar me dhënien e gjakut duke vlerësuar gabimisht gjendjen shëndetësore të të dëmtuarës duke e anashkaluar konsultimin me transfuziologun e gjakut.

Prokuroria pretendon se e dyshuara ka vepruar në këtë mënyrë edhe pse e ka ditur se përkeqësimi i gjendjes së pacientes-të dëmtuarës ka ardhur pas marrjes së transfuzionit të gjakut.

Prokuroria në aktvendimin për fillimin e hetimeve pretendon se e dyshuara kur e ka transferuar  të dëmtuarën në qendrën emergjente nuk e ka dërguar edhe qesen e gjakut  me të për të parë se çfarë gjaku i ishte dhënë të dëmtuarës duke e ditur se kemi grupe të ndryshme të gjakut.

Në aktvendimin për fillimin e hetimeve të prokurorisë pretendohet se e dyshuara e ka asgjësuar qesen e gjakut si provë kryesore në këtë rast.

Për të pandehurit e tjerë, prokuroria pretendon se nuk vepruan protokolleve standarde për trajtimin e pacientes-të dëmtuarës pasi nuk japin rekomandimet e tyre për konsultë të transfuziologut pasi që të dëmtuarës i ishte keqësuar dukshëm gjendja gjatë marrjes së gjakut, në atë mënyrë që të gjithë nuk ndërmorën veprime për trajtimin e të dëmtuarës me terapi për reaksion post transfuziv. /Kallxo.com/

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani hudhër me mjaltë në stomakun bosh
Artikulli i rradhës Alban Beqirit i nevojiten edhe 76 mijë euro për shërim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.