Hudhra gjithashtu ndihmon në shërimin e gripit të sëmundjeve të vogla si infeksionet bakteriale. Hudhra kontrollon simptomat e diabetit dhe prostatës së zgjeruar. Për më tepër, hudhra largon toksinat nga trupi juaj dhe forcon imunitetin.
Për të mirat shëndetësore të mjaltit kemi dëgjuar të gjithë dhe në kombinim me hudhrën forcojnë imunitetin dhe rritin shëndetin tuaj të përgjithshëm në nivelin optimal shkruan Natural Medicine Box, transmeton Gazeta Shneta.
Si duhet të përgatitet:
Merrni 2-3 kokë hudhër të papërpunuara duke i prerë në copa të imëta dhe i përzieni me një lugë gjelle mjaltë.
Kjo përzierje do të rritë shumë energjinë tuaj, forcon imunitetin, eliminon dhimbjet e fytit, ndihmon me ftohjen dhe gripin.
Ja si duhet ta përgadisni recetën e cila bën mrekulli në trupin tuaj:
Përbërësit:
5 kokë hudhër – të coptuara trashë
1 lugë xhenxhefil të papërpunuar – të coptuar
Uthull molle
Lëng limoni
2 speca të kuq djegës – të coptuar në pjesë të imëta
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, sigurohuni që të përdorni dorëza për përgatitjen e kësaj pije tonike.
Në një enë 350-500ml i shtoni së pari qepët e coptuar, pastaj specat e coptuar imët me gjithë fara, pastaj xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës në fund.
Pijen e zieni dhe e konsumoni pasi të jetë ftohur. Konsumi i kësaj pije në baza të rregullta i jep trupit energji dhe trajton shumë sëmundje të cilat i kemi cekur më lartë./Gazeta Shneta/