Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes Alzheimer

Jetë 09/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test i ri gjaku i miratuar së fundmi mund ta bëjë më të lehtë dhe më pak të kushtueshëm zbulimin e sëmundjes Alzheimer, duke i ndihmuar mjekët të vendosin diagnozën dhe të nisin trajtimin në fazat e hershme.

Aktualisht, diagnoza zakonisht kërkon teste të shtrenjta si skanimet PET ose marrjen e lëngut kurrizor, të cilat mund të jenë të parehatshme dhe të vështira për t’u aksesuar.

Testi i ri, i quajtur ‘Lumipulse’, kërkon vetëm një marrje të zakonshme gjaku për të matur nivelet e dy proteinave: pTau217 dhe beta-amiloid 1-42, të cilat tregojnë praninë e pllakave amiloide në tru—një shenjë tipike e Alzheimerit, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Testi është miratuar nga FDA për personat mbi 55 vjeç që shfaqin shenja të dëmtimit të kujtesës.

Në një studim klinik me 499 pacientë, rezultoi se testet pozitive përputheshin me skanime ose analiza lëngu kurrizor në rreth 92% të rasteve, ndërsa ato negative në 97%.

Kjo analizë mund të përmirësojë përdorimin e barnave të reja si Leqembi dhe Kisunla, të cilat ngadalësojnë progresin e sëmundjes vetëm nëse jepen në fazat e hershme. Deri tani, përdorimi i tyre ka qenë i kufizuar, pasi mungonin testet e hershme të aksesueshme.

Testi Lumipulse është i pari i miratuar nga FDA dhe mund të përdoret nga mjekët e familjes për të bërë një vlerësim fillestar dhe për të ndihmuar në referimin e pacientëve te specialistët.

Një sondazh i Asociacionit të Alzheimerit tregoi se 80% e njerëzve do donin ta dinin nëse kishin Alzheimer para se të shfaqnin simptoma, dhe mbi 90% do e bënin testin nëse do ishte i disponueshëm.

Ndërkohë që priten edhe shtatë teste të tjera gjaku në zhvillim, ekspertët po hartojnë udhëzime të reja klinike për përdorimin e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJeta “e ëmbël” me diabet, “e hidhur” në realitet
Artikulli i rradhës Manifestimi i presionit vaginal gjatë procesit të shtatzënisë: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.