Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun për sëmundjen e Krohn

Jetë 16/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun e ardhshëm për zhvillimin e sëmundjes së Krohn-it, shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e para. Kjo hap mundësi të reja për diagnostikim të hershëm, trajtim më efektiv dhe madje edhe parandalim të sëmundjes.

Rezultatet e studimit u publikuan më 12 janar në revistën “Clinical Gastroenterology and Hepatology”. Testi mat reagimin e sistemit imunitar ndaj flagelinës, një proteinë që gjendet në bakteret e zorrëve. Sipas studiuesve, ky reagim imunitar është i rritur tek individët që më vonë zhvillojnë sëmundjen e Krohn-it, shumë kohë para shfaqjes së simptomave, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Sipas autorit kryesor, Dr. Kenneth Croitoru nga Instituti Kërkimor Lunenfeld-Tanenbaum në Toronto, qëllimi ishte të zbulohej nëse personat aktualisht të shëndetshëm, por me rrezik të lartë, kishin antitrupa kundër flagelinës.

Matjet konfirmuan se një pjesë e tyre vërtet i kishin këta antitrupa në nivele të larta.

Sëmundja e Krohn-it shkakton inflamacion kronik të traktit gastrointestinal dhe shoqërohet me simptoma si diarre e vazhdueshme, gjakderdhje rektale, dhimbje barku dhe kapsllëk. Në këtë studim, studiuesit krahasuan 77 të afërm të personave me Krohn që më pas e zhvilluan sëmundjen, me 304 të tjerë që nuk u prekën.

Rezultatet treguan se më shumë se një e treta e atyre që zhvilluan Krohn-in kishin reagim të rritur ndaj flagelinës, veçanërisht vëllezërit dhe motrat. Ky reagim u shoqërua gjithashtu me inflamacion të zorrëve dhe çrregullime të funksionit të tyre.

Mesatarisht, sëmundja u shfaq rreth dy vjet e gjysmë pas zbulimit të antitrupave në gjak. Sipas studiuesve, kjo zbulon një mekanizëm të ri të mundshëm në zhvillimin e Krohn-it dhe ofron një objektiv të ri për kërkime të ardhshme në trajtimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakElezi: Përfundon rinumërimi në 18 komuna, në proces rreth 650 vendvotime tjera
Artikulli i rradhës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bllokon produktin ushqimor me substancë Cereulide

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.