Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një ditë para zgjedhjeve, ministri Vitia publikon bilancin e investimeve në shëndetësi: Më shumë pajisje, shërbime falas dhe paga më të larta

Lajme 27/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes disa fotografive ka prezantuar disa nga arritjet kryesore në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e investimeve, zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe stafin mjekësor.

Sipas të dhënave të publikuara, në QKUK janë bërë investime të rëndësishme në onkologji dhe diagnostikë. Pas më shumë se dy dekadash me pajisje të kufizuara, në pesë vitet e fundit janë shtuar akseleratorë modernë për trajtimin e kancerit dhe aparate të reja MRI, çka ka ndikuar në uljen e pritjeve për pacientët, përcjell Gazeta Shneta.


Bazuar në fotografi, ato tregojnë gjithashtu rritje të vazhdueshme të buxhetit të shëndetësisë dhe të investimeve kapitale, me fokus në pajisje, barna dhe infrastrukturë shëndetësore. Lista e barnave esenciale është zgjeruar, duke u ofruar pacientëve më shumë terapi në institucionet publike.

Sipas ministrit, një pjesë e rëndësishme e reformave lidhet me ofrimin e shërbimeve të reja falas për qytetarët. Disa shërbime që më herët kryheshin vetëm në sektorin privat dhe kushtonin qindra apo mijëra euro, tani ofrohen pa pagesë në sistemin publik.

Një nga pikat që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka theksuar përmes është rritja e pagave për stafin shëndetësor, e cila paraqitet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të viteve të fundit në sistemin publik.

Sipas të dhënave, mjekët specialistë kanë përfituar rritjen më të madhe. Paga e tyre mujore është rritur nga rreth 659 euro në mbi 1,300 euro, me një diferencë prej më shumë se 600 euro. Rritje kanë shënuar edhe mjekët e përgjithshëm, të cilëve paga u është rritur nga rreth 565 euro në rreth 880 euro.

Infermierët me shkollë të mesme kanë kaluar nga rreth 377 euro në mbi 580 euro, ndërsa ata me bachelor nga rreth 425 euro në mbi 610 euro. Edhe kryeteknikët kanë shënuar rritje, nga rreth 565 euro në mbi 700 euro.

Të gjitha këto suksese në shëndetësi u përmblodhën dhe u prezantuan nga ministri Arben Vitia vetëm një ditë para zgjedhjeve që do të mbahen nesër. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRastet urgjente trajtohen, por pacientët e tjerë presin muaj të tërë në QKUK
Artikulli i rradhës Fshati italian regjistron lindjen e parë pas gati tri dekadash

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.