Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një ditë pune e një mamie, flet një prej mamive më të vjetra në Klinikën Gjinekologjike

Lajme 16/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka pothuajse 40 vite punë në Klinikën Gjinekologjike, profesion të cilin e kishte filluar qysh kur ishte 18 vjeçare dhe çdo moment i saj lidhet me lindjen. Zëri i parë i fëmijëve që vijnë në jetë janë pjesa më e bukur e ditës bashkë me emocionet e shumë nënave.

Edhe pse vetëm edhe pak vite e ndajnë nga pensionimi, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në punën e saj. Punë të cilën fillimisht e kishte nisur në Dardanë, për të vazhduar më vonë në Klinikën Gjinekologjike transmeton Gazeta Shneta.

Naxhie Mavriqi Hamiti është një prej mamive më të vjetra që shërben në Klinikën Gjinekologjike e cila në një rrëfim për emisionin Mëngjesi në Tribunë, ishe shprehur se ka kryer shumë lindje me raste ku pacientja është dorëzar te ajo dhe shumë lindje i ka kryer edhe në shtëpi.

Si kryemotër në repartin e lindjeve ajo tregon se ndjehet krenare dhe e lumtur për përkrahjen që u jep të gjitha nënave çdo ditë dhe për të janë prej momenteve më të bukura në jetë kur ndihmon sjelljen në jetë të një fëmije.

Sipas saj, një prej metodave më të mira të punës është komunikimi i dashur me pacienten, përjetimi i gjendjes së saj dhe në këtë mënyrë mirëkuptimi më i lehtë dhe kryerja siç duhet e këtij shërbimi. Në rastet kur mamia nuk hynë në gjendjen e pacientes atëherë komunikimi është më i vështirë.

Sot pas 40 vite punë, znj.Hamiti e konsideron atë si shtëpinë e saj të dytë ku secilin prej stafit e konsideron si pjesë të familjes së saj. Duke folur për kohën e pensionimit të saj, ajo tregon se do ta ketë shumë vështirë ta lërë profesionin e mamisë.

Për më shumë ndiqni dhe videon më poshtë:

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakSi të bëni një gjumë të mirë në trimestrin e tretë?
Artikulli i rradhës Pas plagosjes, Oliver Ivanoviq vdes në spitalin e Mitrovicës së Veriut

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.