Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri para zyrës së tij.
Ivanoviq ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës së Veriut pas disa minutash, ka raportuar Gazet Metro sipas burimeve të saj.
Ivanoviq raportohet se është plagosur me 4 plumba. Rasti është konfirmuar nga Policia e Veriut ku është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 8:20 të mëngjesit.
Ivanoviq ka qenë i dyshuar dhe duke u gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.