Studimi i ri ka zbuluar se një dozë e vetme e vaksinës anti covid nga kompania Pfizer mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar ndjeshëm infektimin.
Njerëzit që morën një dozë të vetme të vaksinës nga Pfizer kishin 85% më pak gjasa që të infektoheshin dy deri në katër javë pasi kishin marrë dozën e parë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Studimi, i cili është botuar në Lancet, përfshiu afërsisht 9 mijë punonjës shëndetësore dhe më shumë se 7 mijë prej tyre ishin të vaksinuar.
Ekipi shqyrtoi shkallën e infeksionit dhe gjeti një ulje prej 47% të infeksionit në mesin e punonjësve shëndetësor gjatë dy javëve të para pas dozës së parë dhe një ulje prej 85% pas dy javësh./GazetaShneta/