Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një dozë e vetme e vaksinës HPV mund të mjaftojë për mbrojtje

Jetë 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studime të reja po tregojnë se vetëm një dozë e vaksinës kundër HPV-së mund të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni dhe kanceret që lidhen me këtë virus.

HPV, ose virusi human papilloma, transmetohet kryesisht përmes kontakteve seksuale dhe në disa raste mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, anusit, penisit, vaginës dhe fytit. Sipas ekspertëve, vaksina mund të parandalojë rreth 90% të këtyre rasteve, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht, vaksina HPV rekomandohet në dy ose tre doza, gjë që shpesh i pengon njerëzit ta marrin atë.

Megjithatë, kërkimet e fundit kanë treguar se edhe një dozë e vetme ofron mbrojtje shumë të lartë.

Një studim i zhvilluar në Kenia zbuloi se një dozë ishte mbi 97% efektive kundër tipeve HPV16 dhe HPV18, të cilat shkaktojnë shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tashmë rekomandon një ose dy doza për vajzat dhe gratë e reja nga mosha 9 deri në 20 vjeç. Shumë vende kanë filluar ta zbatojnë këtë qasje, pasi një dozë është më e lirë dhe më e lehtë për t’u administruar.

Ekspertët besojnë se kalimi në një dozë të vetme mund të rrisë numrin e personave të vaksinuar, sidomos tek familjet me të ardhura të kufizuara ose pa sigurim shëndetësor.

Përveç kostos më të ulët, kjo do të kursente kohë dhe do të reduktonte pengesat praktike për marrjen e vaksinës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikojnë fibromat e mitrës në fertilitet?
Artikulli i rradhës Kruajtja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet kujdes?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.