Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një fundjavë në kamping, ju ndihmon ta rehabilitoni gjumin

Jetë 07/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ritmi kirkadian paraqet ciklin 24 orësh të proceseve biologjike brenda qenieve njerëzore. Termi kirkadian vjen nga gjuha latine circa – rreth dhe diem – ditë.

Me të gjitha zbavitjet e jetës moderne, shumë prej nesh janë duke luftuar që të flenë gjumë gjatë natës dhe e kanë të vështirë për t’u zgjuar nga shtrati në mëngjes.

Por rezultatet e studimit të ri sugjerojnë se një fundjavë kampingu mund të jetë e mjaftueshme për të ndihmuar të rivendosni ritmin karkadian që ju mban të zgjuar.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kolorados, Boulder kanë monituar mënyrën se si flenë ata që jetojnë jetën të rregullt në shtëpi, dhe ata që kaluan një fundjavë kampingu pa dritë artificiale, dhe këta të fundit jo vetëm që shkuan në shtrat më herët, por rezultatet treguan gjithashtu se lirimi i melatoninës kishte ndryshuar në kohë.

Melatonina është hormon që lirohet në përgjigje të errësirës së natës që të na bëj të ndjehemi të përgjumur, por problemi është se shumë prej nesh qëndrojmë para ekraneve tani më shumë se kurrë më parë, që do të thotë melatonina është duke u liruar më vonë sesa që duhet, dhe orët tona të trupit dalin nga rendi i duhur.

Por ekipi tregoi se kampingu larg nga drita artificiale, edhe për vetëm një fundjavë, mund të ndihmojë për të zgjidhur problemin. Studimi krahasoi nëntë njerëz që shkuan për kamping gjatë verës në hemisferën veriore me pesë njerëz të cilët qëndruan në shtëpi, dhe tregoi se ata që kampuan i zuri gjumi deri në 1.8 orë më herët se ata që qëndruan në shtëpi, dhe u zgjuan më herët gjithashtu.

Për të qenë të qartë, kjo është një mostër e vogël, kështu që ne nuk mund të dijmë shumë nga  rezultatet e deritanishme derisa ato të jenë verifikuar dhe përsëritur për një grup shumë më të madh. Por studimi tregon se vetëm një fundjavë larg dritave artificiale mund të ndihmojë të rivendos ritmin tonë kirkadian.

“Ritmi jo i duhur kirkadian dhe koha e gjumit në shoqërinë moderne janë të lidhur me performancë negative  dhe rezultate negative shëndetësore të tilla si përgjumje në mëngjes dhe aksidente, produktivitet të reduktuar të punës dhe performancë të dobët në shkollë, abuzim të substancave, çrregullime humori, diabet, dhe obezitet,” tha hulumtuesi kryesor Kenneth Wright.

“Gjetjet tona tregojnë se jetesa në mjediset tona moderne kontribuon në ritëm jo të duhur kirkadian pavarësisht sezonit dhe se një udhëtim si fundjavë kampingu mund të rivendos orën tonë të nevojshme.”

Hulumtuesit shkencor kanë kryer dy eksperimente në studimin e tyre të fundit. Së pari ata dërguan pesë persona kampe rreth kohës kur ditët janë më të shkurtat gjatë vitit,  dhe atyre nuk ju lejua të posedojnë drita elektrike ose telefona celularë (zjarr kampingu janë lejuar).

Ata monitoruan ritmet hormonale dhe të gjumit gjatë gjithë ditës, dhe u tregua se orët e tyre të trupit – të cilat janë matur nga koha që nivelet e melatoninës fillojnë të rriten në trupat e tyre – u zhvendosën më shumë se 2.5 orë më herët gjatë javës në kamp në krahasim me ata që ishin në shtëpi.

Kjo është ana e mirë, por edhe për ata që kanë kaluar javë kampingu të ashpra, një javë kampingu pa dritë artificiale është aspak e lehtë. Kështu që ekipi ka kryer një studim të rradhës, ku nëntë persona u dërguan në kampe gjatë verës për një fundjavë, me qasje në dritat elektrike të dorës dhe llampa koke, por jo edhe tek telefonat celularë.

Ata krahasuan orët në të cilën pjesëmarrësit ranë në gjumë (duke përdorur një monitor dore që mat ritmin e zemrës) me pesë njerëzit të cilët kishin qëndruar në shtëpi dhe kishin vazhduar jetën e tyre të rregullt për një fundjavë. Pas fundjavës, të dy grupet kishin nivelet e melatoninës të matura me teste që kanë përdorur pështymën.

Pjesëmarrësit që kaluan fundjavë kampingu ranë në gjumë deri në 1.8 orë më herët se ata që qëndruan në shtëpi, dhe pas fundjavës nivelet e tyre të melatoninës u zhvendosën për rreth 1.4 orë më herët.

Ekipi nuk ka monitoruar se sa kohë kanë zgjatur efektet, kështuqë hulumtimet e ardhshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse kjo nuk është asgjë më shumë se një zgjidhje afat-shkurtër.

Por rezultatet pasqyrojnë një studim të ngjashëm që ekipi ka kryer me tetë të rritur në vitin 2013, i cili tregoi se një javë në kamp pa energji elektrike gjatë muajve të verës mund të rivendosë orët e trupit të njeriut për rreth 2 orë më herët, ashtu që bëhet e natyrshme që të bien në gjumë rreth ores 22 dhe zgjohen në 6 të mëngjesit.

Për ata që e urrejnë të qëndrojnë e flenë jashtë, gjithçka është në rregull. Studimi gjithashtu tregon se vetëm rritja e ekspozimit të trupit tonë ndaj dritës gjatë ditës mund të bëj mrekulli.

“Rezultatet e tilla nxjerrin në pah një mundësi për dizajne arkitektonike që të sjellin rrezet e diellit në mjediset e ndërtuara moderne dhe për të punuar me kompanitë e ndriçimit të inkorporojnë ndriçim që do të jetë në gjendje për të ndryshuar gjatë gjithë ditës dhe natës për të rritur performancën, shëndetin dhe mirëqenien”, shpjegoi Wright.

Artikulli paraprakSallonet e bukurisë, po ua rrezikojnë jetën vajzave shqiptare
Artikulli i rradhës 102-vjeçarja ilaç e ka birrën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.