Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një grua dhe dy fëmijë: Tri vdekje të dyshimta për 2 muaj në Spitalin e Pejës

Lajme 24/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tri vdekje të dyshimta kanë ndodhur në dy muajt e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Një grua ndërroi jetë së bashku me foshnjën e saj para dy muajsh, ndërsa para një jave një fëmijë vdiq në QKUK pasi ishte trajtuar në Spitalin e Pejës

Rreth 2 muaj më parë Nurie Rexhahmetaj, 41, kishte shkuar për të lindur fëmijën e saj të tretë por në rrethana ende të panjohura lindi foshnjën e vdekur ndërsa ndërroi jetë edhe vet disa orë më vonë, shkruan Gazeta Shneta.

Familjarët kanë akuzuar stafin mjekësor ndërsa kanë paralajmëruar edhe padi ndaj tyre. Ata dyshojnë se mjekët kanë gabuar që pacienten e kanë futur në lindje natyrale. Sipas familjarëve, gruaja kishte kollabuar si pasojë e gjakderdhjes pas lindjes së foshnjës.

Në anën tjetër, në raportin e Spitalit thuhet se gruaja kishte pësuar çarje të mitrës gjatë lindjes dhe pas 4-5 orësh përpjekje mjekët nuk kishin arritur ta ndalnin gjakderdhjen që si pasojë pati humbjen e faktorëve të koagulimit dhe gjakut dhe vdekjen e pacientes. Në këtë rast është kryer autopsia dhe po priten rezultatet.

Ndërkaq në rastin e fëmijës 6-vjeçar nuk është kryer autopsi pasi nuk kanë lejuar familjarët. Fëmija u trajtua fillimisht në Spitalin e Pejës më datën 16 prill. Në vizitën e parë fëmija u lëshua për në shtëpi me terapi për skuqje të fytit, ndërsa në vizitën e dytë në të njëjtën ditën fëmija pranohet në spital dhe humb vetëdijen. Pas më shumë se dy orësh transportohet për në Klinikën Infektive në QKUK. Në këtë të fundit pranohet në gjendje kome dhe jetën për më pak se 30 minuta.

Familjarët kanë ngritur dyshime mbi trajtimin e mjekëve dhe vonesën e autoambulancës për ta sjellë në QKUK. Gjyshja e të ndjerit ka thënë se autoambulanca është vonuar me arsyetimin se nuk kishte pasur shofer.

Këtë e kanë mohuar zyrtarët e spitalit duke thënë se autoambulanca ka qenë e gatshme brenda 10 minutave. Në raportin e spitalit thuhet se fëmija nuk kishte qenë në gjendje për transport për rreth 2 orë. Me këtë rast po merret Inspektorati Shëndetësor dhe Prokuroria Themelore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdekja e 6-vjeçarit në SP Pejë, mungon historia e pranimit dhe deklarata e anesteziologut
Artikulli i rradhës Pse kam frikë pas vdekjes së nënës pas lindjes në Elbasan

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.