Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e 6-vjeçarit në SP Pejë, mungon historia e pranimit dhe deklarata e anesteziologut

Lajme 24/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk i kanë hapur fare histori fëmijës 6-vjeçar, i cili ndërroi jetë në Klinikën Infektive në QKUK, dhe poashtu nuk është evidentuar fare deklarata e anesteziologut. Rasti po hetohet nga Inspektorati Shëndetësor dhe Prokuroria e Themelore

Drejtori i Spitalit të Pejës Dr. Skender Dreshaj, ka përpiluar një raport tre faqësh për trajtimin e fëmijës 6-vjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën Infektive në QKUK. Në këtë raport bëhet e ditur se fëmija është paraqitur për herë të parë për vizitë mjekësore më datën 16.04.2019 në ora 00:00, ndërsa të dytën në datën e njëjtë rreth orës 14:30.

“Vizitë mjekësore specialistike. Egz Fizik: tem ax 38C. Dg: J03 dhe R 50. Përshkruhet terapi dhe pacienti shkon në shtëpi në gjendje stabile”, thuhet në raportin e Dreshajt për vizitën e parë. Por pacienti është dërguar në spital sërish rreth 14 orë më vonë.

Kësaj radhe fëmija është vizituar nga infektologu, i cili e ka përshkruar gjendjen “vetëdije e reduktuar”. Pacientit i janë kryer analizat laboratorike dhe është diagnostikuar me “Syndroma meningjeale”.

“Fillojnë konvulzione fokale: ordinohet terapi antikonvulzive – Phenobarbiton dhe diazepam”, thuhet në raport teksa theksohet se është konsultuar edhe anesteziologu. Sipas këtij të fundit dhe infektologut, fëmija nuk ka qenë në gjendje tranportibile për t’u sjellë në QKUK nga ora 16:00 deri në ora 18:00.

Ndonëse familjarët kanë akuzuar personelin për vonesë rreth 2 orëshe të autoambulancës, në bazë të raportit të drejtorit të Spitalit fëmija është marr për transportim për 10 minuta. “Automjeti në gatishmëri – rreth 10 minuta ekipi teknik i transportit, vozitësi me auto ambulancë, në pritje të stabilizimit të pacientit për të qenë transportibil, përpara hyrjes së repartit infektiv. Dëshmi raporti nga Protokolli i Mirëmbajtjes së Kujdestarisë – mirëmbahet nga teniku kryekujdestar. Është marrë deklaratë me shkrim nga vozitësi”, thuhet në raport.

Në këtë raport nuk specifikohet gjendja e fëmijës kur është kryer transporti për në klinikën Infektive në QKUK. Nga kjo e fundit në një deklaratë për Gazetën Shneta, drejtori Dr. Hamdi Ramadani ka thënë se fëmija ishte sjellë pothuajse i vdekur. Ai ka bërë të ditur se pacienti kishte arritur në gjendje kome dhe ka qëndruar me shenja jete për më pak se 30 minuta në këtë klinikë.

Për këtë rast kanë pasur ankesa familjarët e fëmijës. Gjyshja e të ndjerit, Valbona Berisha, ka thënë se autoambulanca ishte vonuar 2 orë me arsyetimin se nuk kishte shofer.

“Mjeku e ka trajtuar në infektivë dhe pas dy orësh ka sugjeruar që djalin ta dërgojmë në QKUK pasi që gjendja e tij u përkeqësua. Kemi pritur dy orë deri sa ka ardhur ambulanca me arsyetimin se nuk ka pasur shofer”.

“Në infektivë e kanë trajtuar mirë, mirëpo kanë thënë se djalin e keni dërguar shumë vonë në spital. Arbri ka qenë pa vetëdije kur e kemi dërguar në Prishtinë. Pranimi i tij është bërë në QKUK. Aty kanë thënë se gjendja është seriozë por jashtë rrezikut për jetë”.

“Ne e kemi vërejtur se djali filloi të nxihej, mirëpo motra na dha shpresë se gjendja e tij do të përmirësohet. Pastaj unë e kam marrë atë në dorë dhe ai vdiq. E kam dërguar në dhomën tjetër ku ka qenë bombola e oksigjenit, mirëpo mund të vërehej se djali ishte i vdekur. Së paku një orë e gjysmë në kemi qenë në infektivë. Pastaj ka ardhur një mjek i cili është munduar ta kthejë atë në jetë”.

“Unë djalin tim nuk mund ta kthej, por kisha pasur dëshirë që të vetdijësohen mjekët që mos të ketë raste të tilla”.

Rastin tanimë është duke e hetuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTetë gjëra që nuk i keni ditur për kordonin e kërthizës
Artikulli i rradhës Një grua dhe dy fëmijë: Tri vdekje të dyshimta për 2 muaj në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.