Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet sot nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda SHSKUK-së, se Bordi Drejtues është duke shqyrtuar raportin e auditimit, pas të cilit pritet të merret vendimi për shkarkim.
E në vend të Krasniqit pritet të vijë një grua. Emri i saj ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por Gazeta ka mësuar se ajo është një gjinekologe e cila punon në QKUK.
Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu. Ky i fundit kishte ardh në pozitë pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në vitin 2017. /Gazeta Shneta/