Tre qytetarë të prekur me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit përderisa mbi 1 mijë e 853 mostra kanë rezultuar të infektuara me coronavirus nga 4 mijë e 786 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se 840 qytetarë të tjerë tashmë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Me rritjen e rasteve pozitive rrjedhimisht rriten edhe raste aktive, aktualisht në nivel vendi janë 10 mijë e 830 raste aktive me coronavirus.
Në anën tjetër, procesi i imunizimit është duke vazhduar me një ritëm më të ulët në krahasim me rritjen e rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 127 doza të vaksinavë kundër coronavirusi.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, dhe për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave. Me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 824 mijë qytetarë, me dozën e tretë mbi 104 mijë qytetarë ndërsa me dozën e katërt 1 mije e 185 qytetarë.
Autoritetet në vazhdimsi kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/