Një studim i ri sugjeron se levetiracetami, një ilaç i përdorur për sulmet konvulsive, mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.
Studimi i ri përfshiu modele shtazore, neurone humane dhee trurin e njerëzve me rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Rezultatet treguan se ilaçi redukton grumbullimin e proteinave të dëmshme të lidhura me sëmundjen, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Në bazë të mekanzimit veprues, ky ilaç nuk ndihmoi vetëm për sulmet konvulsive, por edhe për parandalimin e prodhimit të beta-amiloidit, një proteinë e lidhur me Alzheimerin.
Ky zbulim është i rëndësishëm sepse ilaçet aktuale që synojnë pastrimin e proteinave të grumbulluara ofrojnë përfitime të kufizuara për pacientët.
Duke parandaluar akumulimin që në fillim, ilaçet bazuar në levetiracetam mund të kenë ndikim më të madh në ngadalësimin e sëmundjes. /Gazeta Shneta/


