Një tabletë e re që duket se imiton efektet e operacionit të bypass-it të stomakut po ofron shpresë të re për njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 2 dhe obezitet.
Studiuesit e Universitetit Adelaide u zgjodhën nga kompania amerikane e bioteknologjisë Glyscend Therapeutics për të kryer fazën e parë të testimit të mjekimit te vullnetarë të shëndetshëm, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
“Studimi i shkurtër (pesë ditor) tregon se kjo tabletë funksionon te vullnetarë të shëndetshëm dhe uli ndjeshëm rritjen e glukozës në gjak pas një vakti dhe gjithashtu rezultoi në një sasi të vogël humbje peshe.
E rëndësishmja, ajo tolerohej mirë nga vullnetarët.” tha profesor Michael Horowitz AO nga Qendra e Kërkimit të Ekselencës në Universitetin Adelaide.
“Ky është një zhvillim emocionues. Për shumicën e njerëzve me diabet të tipit 2, humbja e peshës dhe përmirësimet në kontrollin e glukozës në gjak janë jashtëzakonisht të rëndësishme, por shpesh të vështira për t’u arritur.”
“Ne kemi një trajtim të mundshëm që nuk është invaziv dhe duket se imiton efektet pozitive të kirurgjisë metabolike pa rreziqe, kosto të lartë ose efekte negative,” tha profesori Horowitz.
Të dhënat nga studimi i fazës së parë janë publikuar në revistën “Diabetes, Obesity and Metabolism”. /Gazeta Shneta/


