Një kamion dyshohet se është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin që kalon nëpër fshatin Duhël të Suharekës.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti është kapluar nga një zjarr i madh, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e zjarrit apo për persona të lënduar.
Për shkak të këtij incidenti, komunikacioni në njërin krah të autostradës është bllokuar plotësisht.




