Një studim i ri ka treguar se vaksina kundër Influenza (gripit) mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, edhe tek personat që infektohen pavarësisht vaksinimit.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore Eurosurveillance, personat e vaksinuar që preken nga gripi kanë rreth gjysmën e rrezikut për komplikime serioze kardiovaskulare krahasuar me ata që nuk janë vaksinuar, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit theksojnë se inflamacioni i shkaktuar nga gripi rrit përkohësisht rrezikun për probleme në zemër.
Megjithatë, vaksinimi jo vetëm që ndihmon në parandalimin e infeksionit, por ofron mbrojtje edhe në rastet kur infeksioni ndodh.
Hulumtimi përfshiu mbi 1,200 persona mbi moshën 40 vjeç në Danimarkë, të cilët kishin përjetuar sulm në zemër ose goditje në tru brenda një viti pas infektimit me grip, në periudhën 2014–2025.
Rezultatet treguan se gjatë javës së parë pas infektimit, rreziku për goditje në tru rritej trefish, ndërsa për sulm në zemër pesëfish.
Megjithatë, tek personat e vaksinuar, ky rrezik u përgjysmua ndjeshëm.
Ekipi i udhëhequr nga epidemiologu Roberto Croci nga European Centre for Disease Prevention and Control vlerëson se këto gjetje forcojnë rëndësinë e vaksinimit, sidomos për personat me rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru./ Gazeta Shneta/


