Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një në 10 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit janë nën moshën 45 vjeç

Femina 12/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Pakoja për monitorimin e rrjedhës së sëmundjes tek femrat, përcaktimin e prognozës dhe ndihmën në planifikimin e trajtimit, do të ofrohet me vetem 25 € gjatë këtij muaji! KUJTESE! Interpretimi dhe konsulta per te gjitha rezultatet e analizave laboratorike, jepen falas nga mjekët specialistë të Laboratorit Cambridge.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë në të gjithë botën, duke tejkaluar kancerin e mushkërive për herë të parë në vitin 2020 – kur më shumë se 2.3 milion gra u diagnostikuan me kancer të gjirit në të gjithë botën dhe 685,000 vdiqën.

Kanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat malinje formohen në indet e gjirit. Ka lloje të ndryshme të kancerit të gjirit. Lloji i kancerit varet se cilat qeliza në gji kthehen në kancer.

Shpesh karakterizohet nga mungesa e simptomave të hershme, gjë që rezulton në zbulimin e vonshëm të sëmundjes. Zbulimi në fazat e avancuara të sëmundjes nënkupton që trajtimi është më i vështirë dhe i pasigurtë.

Mirëpo trajtimi i kancerit të gjirit mund të jetë shumë efektiv, sidomos kur sëmundja zbulohet herët.

Shumica e rasteve të kancerit të gjirit gjenden tek gratë mbi 50 vjeç, por sëmundja prek edhe moshat nën 45 vjeç. Një në 10 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit janë nën moshën 45 vjeç.

Pakoja për monitorimin e rrjedhës së sëmundjes tek femrat, përcaktimin e prognozës dhe ndihmën në planifikimin e trajtimit, do të ofrohet me vetem 25 € gjatë këtij muaji! KUJTESE! Interpretimi dhe konsulta per te gjitha rezultatet e analizave laboratorike, jepen falas nga mjekët specialistë të Laboratorit Cambridge.

Rreziku për kancerin e gjirit tek gratë e reja ndryshon bazuar në faktorët si historia familjare dhe personale e kancerit.

Ka më shumë gjasa të jetë i trashëgueshëm sesa kanceri i gjirit tek gratë e moshuara; të gjendet në një fazë të mëvonshme dhe shpesh është më agresiv dhe vështirë për tu trajtuar.

Gjenet, stili i jetesës dhe mjedisi përreth bashkëveprojnë për të rritur ose ulur rrezikun e prekjes nga kanceri.

Një sërë testesh laboratorike mund të përdoren nëse dyshohet për kancer. Mostrat e gjakut, urinës, lëngjeve të tjera trupore ose indeve analizohen për qeliza jonormale ose tumor markerë që mund të përcaktojnë nëse një person ka sëmundjen ose një gjendje prekanceroze.

Testet laboratorike gjithashtu mund të përdoren për të kontrolluar pacientët me rrezik të lartë, për të identifikuar fazën e kancerit, për të identifikuar opsionet e trajtimit dhe për të vlerësuar nëse kanceri i përgjigjet trajtimit. Testet laboratorike mund të përdoren gjithashtu për të përcaktuar nëse një pacient ka një përsëritje të kancerit – ose nëse një kancer i ri është zhvilluar.

  • Pasqyra e plotë i gjakut (CBC). Një numërim i gjakut komplet (CBC) mat numrin e llojeve të ndryshme të qelizave, si qelizat e kuqe, qelizat e bardha dhe pllakëzate gjakut, duke testuar një mostër të gjakut. Kjo për t’u siguruar që palca e kockave po funksionon mirë.
  • Sedimentimi i Eritrociteve
  • Testet e biokimike të serumit të gjakut, shpesh bëhen për të parë Elektrolitët në gjak, si Natriumi, Kaliumi, Kalciumi, Magnezi. Gjithashtu analizohen Glukoza, Urea, Kreatinina, Acidi Urik, Enzimat, Proteinat, Albuminat, CRP; Këto teste vlerësojnë se si funksionojnë mëlçia, veshkat dhe organet tjera.
  • Tumor markerët janë substanca që gjenden në gjak, urinë ose indet e trupit, proteina të prodhuara nga tumoret ose nga qelizat tjera të trupit në përgjigje të kancerit ose disa gjendjeve beninje.

Ata luajnë një rol të rëndësishëm në diagnozën dhe zbulimin e aktivitetit të tumorit, monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë, detektimin e metastazave ose përcaktimin e përsëritjes te pacientët me kancer të gjirit. Tumor markerët sigurojnë një burim minimalisht invaziv me kosto efektive të të dhënave të vlefshme për monitorimin e rrjedhës së sëmundjes, përcaktimin e prognozës dhe ndihmën në planifikimin e trajtimit.

Tumor markerët që treguan dëshmi të dobisë klinike dhe rekomandohen për përdorim në praktikë përfshijnë:

  • CA 15-3
  • CEA
  • CA 125

ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË.

Pakoja për monitorimin e rrjedhës së sëmundjes tek femrat, përcaktimin e prognozës dhe ndihmën në planifikimin e trajtimit, do të ofrohet me vetem 25 € gjatë këtij muaji! KUJTESE! Interpretimi dhe konsulta per te gjitha rezultatet e analizave laboratorike, jepen falas nga mjekët specialistë të Laboratorit Cambridge.
Artikulli paraprak35 raste të infektimit me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Krerët e SHSKUK-së zotohen për ndarje të barabartë të buxhetit për spitalet e përgjithshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.