Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 2,193 testime të kryera janë konfirmuar 35 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 79 pacientë e kanë mposhtur Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 1,051.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 11,291 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/