Më shumë se dy për qind e fëmijëve 8-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se janë identifikuar me çrregullime të spektrit të autizmit (ASD), sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Kjo do të thotë se prevalenca e autizmit tek fëmijët amerikanë është 1 në 44.
Në analizën e mëparshme të bërë në mars të vitit 2020 është treguar një prevalencë prej 1 në 54 fëmijë me ASD shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Sohl tha se mbledhja e të dhënave nga të njëjtat komunitete i lejon studiuesit të krahasojnë informacionin brenda atyre komuniteteve me kalimin e kohës.
Përveç kësaj, nga raporti është gjetur se:
-djemtë kanë katër herë më shumë gjasa se vajzat të identifikohen me ASD;
-gjetjet nuk treguar dallime racore;
-më shumë se 35 për qind e fëmijëve me ASD kishin vështirësi në arritjet akademike.
Sipas Jack Scott, PhD, ka thënë se është e rëndësishme të mbani mend se vlerësimi është “bazuar në fëmijët 8-vjeçarë që jetojnë në 11 komunitetet, ai nuk përfaqëson të gjithë popullsinë e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.”
Scott tha se Shoqëria e Autizmit po i kërkon CDC të rrisë numrin e vendeve për të përfshirë zona që përfaqësojnë qendra të mëdha të popullsisë./Gazeta Shneta/