Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një në pesë pacientë me Covid-19, diagnostikohen me një sëmundje mendore brenda tre muajve

Jetë 14/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka patur një numër në rritje të raporteve anekdotale të një lidhjeje midis persoanve të shëruar nga Covid-19 dhe zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor në muajt e fundit.

Tani kemi disa numra për t’i mbështetur ato raporte. Një studim i ri, i botuar në ‘Lancet Psychiatry’, ka zbuluar se pothuajse një në pesë persona që kanë pasur Covid-19 vazhdojnë të diagnostikohen me një sëmundje mendore brenda tre muajve nga testimi pozitiv përcjell Gazeta Shneta.

Si u bënë llogaritjet:

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Qendra e Kërkimeve Biomjekësore Shëndetësore e Oksfordit NIHR – mblodhën të dhënat elektronike të shëndetit të 70 milion pacientëve në SHBA, përfshirë 62,354 të cilët ishin diagnostikuar me Covid-19 nga 20 janar deri më 1 prill 2020 por nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital.

Ata zbuluan se 18% e pacientëve ishin diagnostikuar me një problem të shëndetit mendor në 14 deri 90 ditë pas një diagnoze Covid-19.

Çrregullimet e ankthit, pagjumësia dhe dementia ishin diagnozat më të zakonshme.

Për më tepër, njerëzit me një gjendje të mëparshme të shëndetit mendor – në mënyrë të veçantë çrregullimi i deficitit të vëmendjes të hiperaktivitetit, çrregullimi bipolar, depresioni ose skizofrenia – kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19.

Sido që të jetë, ne duhet të përgatitemi për më shumë – me problemet e shëndetit mendor në të gjithë shoqërinë në muajt dhe vitet e ardhshme. “Kjo është qartë maja e një ajsbergu. Ne kemi nevojë të zhvillojmë sa më shumë forma të ndryshme, të arritshme të mbështetjes së shëndetit mendor, “thotë profesor Til Wykes, prodekan për psikologji në King’s College London. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjetet natyrale shëruese të sëmundjes së mëngjesit në shtatzëni
Artikulli i rradhës Marrja e suplementit Omega -3, para dhe gjatë shtatzënisë, sjellë këto benefite të mahnitshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.