Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një orë ecje në natyrë redukton stresin përmes këtij mekanizmi, zbulojnë studimet

Jetë 12/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jetesa në qytete është shoqëruar me norma më të larta të çrregullimeve të shëndetit mendor.

Një studim i ri zbuloi se një shëtitje 60-minutëshe në natyrë ul aktivitetin në rajonet e trurit të përfshira në përpunimin e stresit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Disa studime kanë gjetur shkallë më të lartë të sëmundjeve të mëdha mendore në zonat urbane kundrejt zonave rurale.

Një meta-analizë e vitit 2012, për shembull, zbuloi një rrezik në rritje për skizofreninë për ata që jetojnë në qytete.

Hulumtime të tjera, duke përfshirë studime nga viti 2011, kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në qytete përjetojnë aktivitet të shtuar të amigdalës, rajoni i trurit që rregullon emocionet, duke përfshirë frikën dhe stresin.

Në një studim të ri, studiuesit nga Lise Meitner Group për neuroshkencën mjedisore në Institutin Max Planck në Gjermani, eksploruan përfitimet e shëndetit mendor që mund t’i sjellë natyra.

“Rezultatet e studimit tregojnë se pas vetëm një 1 ore ecje në natyrë, aktiviteti në rajonet e trurit të përfshira në përpunimin e stresit zvogëlohet,”

“Ky është një zbulim i rëndësishëm sepse demonstron për herë të parë një marrëdhënie shkakësore midis ekspozimit ndaj natyrës dhe ndryshimit në rajonet e trurit të lidhura me stresin.”

Rezultatet nga studimi u botuan së fundmi në revistën ‘Molecular Psychiatry’. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKSUK rishpallë konkursin për teknik të dhëmbëve
Artikulli i rradhës Zbulimi i kancerit ovarian bën një hap përpara duke përdorur teknologjinë e fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.