Një pacient i sëmurë me koronavirus është në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.
Dr. Sadije Namani ka bërë të ditur se pacienti po monitorohet nën përkujdesje intensive në klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Namani ka bërë të ditur se në Klinikë janë gjithsej 33 raste me Covid-19, dhe pesë prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi.
“Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, ka njoftuar Namani. /Gazeta Shneta/