Në 24-orëshin e fundit, është shënuar një vdekje e një pacienti të infektuar me COVID-19 në Pejë.
Në raportin e Spitalit Regjional të Pejës thuhet se një pacient 67-vjeçar i cili po vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, ka ndërruar jetë në këtë spital.
E, në këtë spital për momentin po trajtohen 78 pacientë me COVID-19. 20 prej këtyre pacientëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Tetë për pacientëve janë në gjendje më të rënduar, ndërsa të tjerë stabil. /Gazeta Shneta/