Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar se masat e ndërmarra nga MSH’ja për bartjen e maskave po japin menjëherë efekte pozitive.
Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Zemaj ka shkruar se bartja e maskave dhe ruajtja e distancës po sjellin rezultate pozitive në luftën kundër COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Ai thekson se këto masa duhet të vazhdojnë të respektohen nga të gjithë.
Postimi i plotë:
“Qytetarë të dashur,
Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.
Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!”.