Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.
– Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.
– Në total numri i rasteve aktive është 152. /Gazeta Shneta/




