Një sëmundje e rrallë e lidhur me koronavirusin ka prekur të paktën 85 fëmijë dhe vrau tre prej tyre në New York.
Megjithëse Covid-19 më së shpeshti shkakton sëmundje të rënda tek të moshuarit dhe ata me kushte para-ekzistuese, ekspertët kanë paralajmëruar për sindromën potencialisht fatale të lidhur me virusin tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e këtyre fëmijëve janë në moshën e shkollës fillore. Sindroma, e cila u vërejt për herë të parë në fund të prillit, shkakton simptoma të ngjashme me sindromën e shokut toksik ose sëmundjen Kawasaki.
Sëmundja manifestohet me inflamacion të enëve të gjakut, ndonjëherë edhe inflamacion të zemrës. Gjithashtu disa nga simptomat më të zakonshme të Covid-19 përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe lodhje, megjithëse ekzistojnë në numër shenjash të ndryshme që mund të shfaqen.
Shenjat e kësaj sindrome janë:
Skuqje
Gjëndra të fryera në qafë
Buzë të thata, të plasaritura
Gishta të kuq
Sy të skuqur. /GazetaShneta/