Një shtetase afgane, 28-vjecare, i ka dhënë jetë një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ajo lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, njofton SHSKUK, raporton Gazeta Shneta.
“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së./Gazeta Shneta/




