Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna të vaksinuara u japin imunitet të porsalindurve të tyre kundër COVID, zbulon studimi

Këshilla për shtatzëna 12/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja zbulojnë se gratë që morën vaksinat Pfizer ose Moderna COVID-19 gjatë shtatëzanisë kaluan nivele të larta të antitrupave tek foshnjat e tyre.

Gjaku i kordonit të kërthizës u analizua për një antitrup specifik për të zbuluar nëse imuniteti kaloi nga nëna tek fëmija, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandojnë që të gjithë gratë shtatzëna të vaksinohen. Vaksinimi kundër COVID-19, jo vetëm që mbron gratë shtatzëna por edhe foshnjat e tyre, zbulon hulumtimi i fundit.

Një studim i ri nga Shkolla e Mjekësisë Grossman e Universitetit të Nju Jorkut, tregon se gratë shtatzëna që marrin vaksinën u japin antitrupa të porsalindurve të tyre.

“Studimi është shumë i rëndësishëm sepse vaksinimi jo vetëm që mbron nënën, por mbron edhe fëmijën në muajt e parë të jetës”, thotë Dr. Jennifer L. Lighter, epidemiologe pediatrike dhe bashkautore e studimit.

Vetëm 31% e grave shtatzëna të moshës 18 deri në 49 vjeçe janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 para ose gjatë shtatzënisë.

Për të përcaktuar nëse imuniteti i kaloi të porsalindurit përmes vaksinës, Dr. Lighter dhe ekipi i saj shikuan në mënyrë specifike një antitrup të quajtur IgG.

Kur nënat vaksinohen, antitrupat IgG u kalohen foshnjave në mitër, sipas Dr. Ashley S. Roman, drejtoreshë e mjekësisë në NYU dhe bashkëautore e studimit.

“Ne e dimë, nga modelet e tjera, ky është një lloj antitrupi që kalon shumë mirë placentën,” i thotë Dr. Roman burimit Veryëell.

Pas vaksinimit, Dr. Roman thotë se nëna e rrit përgjigjen e saj imune ndaj vaksinës. Ajo përgjigje imune pastaj transferohet në foshnjën e saj.

“Lloji i antitrupave IgG që është ndërtuar për proteinën e pikut COVID kalon placentën dhe bëhet i pranishëm në gjakun e fetusit,” thotë Dr. Roman. “Kjo është ajo që ne jemi në gjendje të zbulojmë në lindje duke testuar gjakun e kordonit të kërthizës.”

A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna?

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gratë shtatzëna inkurajohen fuqimisht të marrin vaksinën COVID-19.

“CDC inkurajon të gjitha gratë shtatzëna ose gratë që po mendojnë të mbeten shtatzënë ose dhe ato që janë gjidhënse që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19,” tha Dr.  Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC, në një njoftim për shtyp. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVaksinimi kundër gripit dhe COVID-19 në të njëjtën kohë është i sigurt, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Një shtetase afgane lindë fëmijën në Gjinekologjinë e QKUK’së

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.