Kur Sean Daly pa që buzët e së bijës ishin kthyer në blu dhe gjymtyrët e saj ishin të ftohta, ai e dinte që ajo nuk po luftonte një grip normal.
Më vonë atë ditë, zemra e Juliet pushoi së rrahuri në dhomën e urgjencës dhe mjekët duhet t’i kryenin CPR për të ringjallur 12 vjeçaren, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo vuante nga sindroma inflamatore multisistematike te fëmijët ose MISC, një gjendje që ekspertët thonë se mund të lidhet me koronavirusin.
Zyrtarët shëndetësor në Evropë dhe Shtete të Bashkuara kohët e fundit po raportojnë raste të ngjashme si të Juliet.
Sindroma bën që sistemi imunitar të reaktivizohet, duke çuar në inflamacion të gjithë trupin. Ndikon në disa organe, përfshirë zemrën, mëlçinë, veshkat dhe ndikon në të gjitha qelizat e trupit.
Pasi kaloi një arrest kardiak, Juliet u transmetua në Spitalin Ochsner për fëmijë ku ajo duhej të qëndronte në ventilator. Zemra e saj ishte shumë e lodhët dhe rezultoi pozitive për Covid-19.
Disa fëmijë që vuan nga MICS kanë zhvilluar sindromën pas shërimit nga Covid-19, por Kleinmahon thotë se askush nuk mund të thotë me besim të plotë se të dyja kushtet janë të lidhura.
Juliet ishte në gjendje të fillonte të merrte frymë vetëm pas katër ditësh në ventilator dhe zemra e saj dhe organet e tjera ishin të rikuperuara më 15 prill. /GazetaShneta/