Një vaksinë e re orale mund të jetë një alternativë e mundshme ndaj antibiotikëve për njerëzit me infeksione të përsëritura të traktit urinar, sipas një studimi të ri.
“Përpara se të bënim vaksinën, të gjithë pjesëmarrësit tanë vuanin nga infeksione të përsëritura të traktit urinar dhe për shumë gra, këto mund të jenë të vështira për t’u trajtuar,” tha bashkë-udhëheqësi i studimit, Bob Yang, një urolog këshillues në Fondacionin Royal Berkshire NHS në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Health Day përcjell Gazeta Shneta.
“Nëntë vjet pas marrjes së parë të kësaj vaksine të re për infeksione të traktit urinar, rreth gjysma e pjesëmarrësve mbetën pa infeksion”, vazhdoi Yang.
“Në përgjithësi, kjo vaksinë është e sigurt në afat të gjatë dhe pjesëmarrësit tanë raportuan se kishin më pak infeksione që ishin të rënda dhe ata që morën një infeksion të traktit urinar thanë se thjesht pirja e ujit në sasi më të larta ishte e mjaftueshme për ta trajtuar atë.”
E zhvilluar nga kompania farmaceutike spanjolle Immunotek, vaksina MV140 përmban katër lloje bakteriale me shije ananasi, thanë studiuesit. Këto baktere e nxisin trupin të prodhojë antitrupa që luftojnë infeksionin.
Infeksione e traktit urinar janë infeksione bakteriale më të zakonshme, të përjetuar nga gjysma e të gjitha grave dhe 1 në 5 burra. Infeksionet e përsëritura që kërkojnë antibiotikë zhvillohen në 20% deri në 30% të rasteve.
Studiuesit i prezantuan gjetje të dielën në një takim të Shoqatës Evropiane të Urologjisë në Paris. Rezultatet e paraqitura në takimet mjekësore duhet të konsiderohen si paraprake derisa të publikohen në një revistë të rishikuar nga kolegët. /Gazeta Shneta/