Në 24 orët e fundit janë raportuar 20 raste pozitive me Covid-19 dhe një rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274. Në total numri i rasteve aktive është 165.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. /GazetaShneta/