Një person ka vdekur ndërsa 21 të tjerë kanë rezultuar të prekur nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 140 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë njofton po ashtu se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 88 qytetarë të tjerë nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 589 raste aktive me coronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës për shkak së gjatë vikendeve nuk ofrohen jepet vaksinimi.
Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë anti-COVID.
Coronavirusi për më tepër se një vit ka prekur mbi 271 mijë qytetarë, prej tyre mbi tre mijë kanë vdekur ndërsa mbi 267 mijë janë shëruar.
Dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë është regjistruar më 13 mars 2020./Gazeta Shneta/




