Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,679 testime të kryera janë konfirmuar 12 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 13 qytetarë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse në vendin tonë ndodhen 315 raste aktive me Covid.
Mes tjerash është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 1,978 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/