Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,482 testime të kryera janë konfirmuar 47 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, shtatë qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 492.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 931 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/