Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,575 testime të kryera janë konfirmuar gjashtë raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, tetë qytetarë janë shëruar, kurse në vendin tonë janë 327 raste aktive me Covid.
Mes tjerash, MSh-ja ka njoftuar se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 1,802 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/