Mjekët rusë kanë ftuar politikanë dhe influencuesit kundër vaksinës për të spitalet dhe për të parë efektin që ka pasur fushata e tyre në sistemin shëndetësor.
11 mjekë nga qytete të ndryshme u kanë shkruar një letër të hapur figurave publike, duke përfshirë këtu edhe liderin e Partisë Komuniste të Rusisë, Genadi Zyuganov shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo parti, e cila radhitet e dyta në paralmentin rusë, ka organizuar një sërë protestash kundër vaksinimeve të detyrueshme.
Përveç fushës politike, mjekët u kanë shkruar letër edhe influencuesve të fushës muzikore.
Pavarësisht thirrjeve të shumta nga Presidenti Vladimir Putin, vetëm 37 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.
Javët e fundit, vendi ka regjistruar mbi 1,000 vdekje në ditë dhe deri më tani ka raportuar numrin e pestë më të madh të rasteve në botë./Gazeta Shneta/