Plot 352 raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas të dhënave të fundit është regjistruar një rast i vdekjes, ndërsa 13 qytetarë kanë mposhtur betejën kundër Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 5,204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Mes tjerash, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 9,590 doza të vaksinës, kurse 166,148 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë administruar 487,685 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/