Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njëra nga sallat e stentimit në QKUK jashtë funksionit, pacientët mbesin në listë të pritjes për disa muaj

Lajme 18/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njëra nga sallat e stentimit në QKUK, përkatësisht në Klinikën e Kirurgjisë Invazive është jashtë funksionit.

Për shkak të mos funksionimit të njërës nga sallat e kateterizimit ku kryhen koronarografitë dhe stentimet në shërbimin e Kardiologjisë Invazive, është rritur edhe numri i pacientëve në listë të pritjes. E kjo listë tanimë ka arritur në mbi 9 muaj, shkruan Gazeta Shneta.

Mos funksionimin e sallës e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive Rifat Brahimaj. Ai ka thënë se salla është në rinovim, por nuk ka treguar se për çfarë rinovimi ose defekti bëhet fjalë?

“Nuk është rregullu, ende nuk është riparu, salla është ende duke u rinovuar, është në riparim, merr pak kohë por riparimi përfundon së shpejti. Para një ose dy jave besoj që do të jetë funksionale”, tha Brahimaj.

Gazeta ka raportuar edhe ditë më parë për problemet në këtë sallë, gjë që ka bërë të shtyhet edhe një mision i mjekëve amerikanë dhe italianë për trajtimin e rreth 30 fëmijëve me probleme në zemër.

Listat e pritjes janë një nga problemet që po e përcjellin shëndetësinë tash e disa vite. Numri i pacientëve që presion për shërbime është rritur edhe për shkak të pezullimit të punës gjatë pandemisë vitin e kaluar.

Lista të gjata të pritjes me muaj e vite ka edhe në Klinikën e Radiologjisë, Ortopedisë dhe Vaskulares. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPronari i ‘Edar Medical’ thotë se ishte dëshmitar i një ‘pazari’ me pacient në Emergjencën e QKUK-së
Artikulli i rradhës 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.