Njerëzit që janë me mbipeshë kanë jetëgjatësinë e tyre të jetës me dy muaj më shumë për çdo kilogram shtesë të peshës që mbajnë, sugjeron kështu hulumtimi.
Një studim i madh i realizuar së fundmi ka gjetur gjithashtu se arsimimi çon në një jetë më të gjatë, me gati një vit, për çdo vit të kaluar duke studiuar pasi ta përfundoni shkollën.
Një studim i madh i gjeneve që mbështesin jetëgjatësinë ka gjetur të dhëna gjithashtu se arsimi çon në jetë më të gjatë, shkruan Science Daily, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet e tjera kryesore janë se njerëzit që heqin dorë nga duhani, studiojnë për më gjatë dhe janë të hapur ndaj përvojave të reja mund që të jetojnë më gjatë.
Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut analizuan informacionin gjenetik nga më shumë se 600,000 njerëz përkrah të dhënave të jetëgjatësisë së prindërve të tyre.
Studimi gjithashtu identifikoi dy dallime të reja të ADN-së që ndikojnë në jetëgjatësinë.
I pari – nëse një gjen ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak atëherë pakëson jetëgjatësinë prej rreth tetë muajsh.
I dyti – nëse një gjen është i lidhur me sistemin imunitar, shton rreth gjysmë viti jetëgjatësinë.
Hulumtimi, i botuar në Nature Communications, u financua nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore./Gazeta Shneta/