Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Njeriu magnetik” që tërheq metalin dhe plastikën

Jetë 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nermin Halilagiç, i cili jeton në qytetin Bihaç ne veri të Bosnjë dhe Hercegovinës, është bërë qendër e vëmendjes për të afërmit me magnetizmin e tij të cilin e ka zbuluar rastësisht duke ngrënë mëngjesin.

Halilagiç, trupi i të cilit tërheq jo vetëm gjësendet metalike, por edhe objektet plastike, rrëfeu se si e ka zbuluar këtë talent dhe se çfarë ka përjetuar më pas.

Halilagiç theksoi se para disa ditësh duke ngrënë mëngjesin me të shoqen një lugë metalike ishte ngjitur në gjoksin e tij. “Atë mëngjes zbulova se kam një tipar të këtillë. Para asaj dite kisha parë në ëndërr familjen time dhe tryezën e njëjtë të mëngjesit. Ndodhi diçka e ngjashme me dezhavunë,” tha Halilagiç.

Duke treguar se në Bihaç punon në një thertore, Halilagiç u shpreh se “Të afërmit që mësojnë për këtë tipar timin, vijnë të më vizitojnë me lugë, piruna dhe pjata prej metali dhe më shikojnë se si ato ngjiten për trupin tim.”

Ai thotë se shokët e tij fillimisht nuk kishin besuar një gjë të tillë. “Provuan gjënë e njëjtë edhe në trupat e tyre, por përpjekjet e tyre ishin pa rezultat, me çka filluam të qeshim me zë të lartë”, rrëfeu Halilagiç.

“Njeriu magnetik” Halilagiç tregon se e shoqja e tij dhe të afërmit janë ende të habitur nga kjo gjendje, duke shtuar se “nuk mund të supozojë” nëse kjo karakteristikë magnetike e tij është e përkohshme dhe se çfarë e pret atë tutje në jetën e tij.

Disa herë ka bërë aksidente rrugore

Duke folur për faktorët që mund të kenë ndikuar në paraqitjen e këtij tipari, Halilagiç tha: “Kur isha i ri, pësova një aksident rrugor. Një herë pata rënë nga motoçikleta pa helmetë në kokë. Një herë tjetër godita një automobil me motoçikletë. Këmbët m’ishin kthyer mbrapsht. Personat që më kishin larguar nga vendi m’i kishin drejtuar këmbët pa qenë në vetëdije. E tejkalova aksidentin pa pasur madje asnjë gërvishtje.”

Ai poashtu rrëfen se në kohën kur kishte qenë fëmijë kishte hyrë nën kamion me skejtbordin e tij. Për faktin që ka ngelur në jetë edhe përkundër të gjitha këtyre aksidenteve, ai tha se “lëmosha që paskam dhënë më ka ruajtur”.

Halilagiç thotë se familja dhe të afërmit e tij janë të shqetësuar nga kjo gjendje, duke shtuar se doktorët i kanë thënë se nuk ka asnjë sëmundje.

“Njeriu magnetik” nga Bosnjë dhe Hercegovina thekson se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë i sëmurë rëndë. “Nuk ka pasur ndonjë gjendje të kem nevojë për trajtim. Kam qenë me shëndet shumë të mirë”, thotë Halilagiç.

Artikulli paraprakDashuria nuk njeh pengesa, çifti i verbër martohet në azilin e pleqve
Artikulli i rradhës Foshnjës 5 muajshe i nxorën 56 guralecë nga veshkat

Ju sugjerojmë

Sindroma e theksit të huaj (FAS): Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

26/05/2023 Jetë

10 analizat shëndetësore që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë

26/05/2023 Jetë

4 probleme serioze shëndetësore që i shkakton presioni i lartë i gjakut

26/05/2023 Jetë

Pasojat e divorcit te fëmijët

26/05/2023 Jetë

6 llojet e zakonshme të çrregullimeve të të ngrënit

26/05/2023 Jetë

Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e rrallë gjenetik, që u mundëson grave të mos ndiejnë dhimbje

26/05/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.