Në listën e ushqimeve të shëndetshme bëjnë pjesë edhe avokadot.
Avokadot po shënohen si një zëvendësues i shkëlqyeshëm i yndyrave dhe burim i kaliumit, fibrave e folateve shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Por, pse janë të shëndetëshme?
Burim i shkëlqyeshëm i kaliumit
Kaliumi ndihmon në rregullimin e funksionit nervor dhe njëkohësisht largon mbetjet, sipas US National Library of Medicine. Mes tjerash, kaliumi ndihmon në luftimin e hipertensionit.
Janë të pasura me yndyrna të ngopura
Yndyrnat e ngopura janë molekula ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL.
Janë të pasura me fibra
Ngrënia e ushqimeve të pasura me shumë fibra ju ndihmon që ju të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, andaj avokadaot janë një zgjedhje e duhur për t’u konsumuar.
Avokadot janë të pasur me folate
Folati është një vitaminë B, e cila është e rëndësishme në funksionimin e trurit dhe te gratë shtatzëna. /Gazeta Shneta/