Fillon shitja e biletave Kosove – Finlandë
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Finlandë e cila do të luhet më 5 shtator 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45, dalin në sot, datë 22 gusht.
Cmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro
Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro
Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:
PRISHTINË
MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137
SUHAREKË, Qendra Zejtare
PRIZREN
MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada
DECAN
GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj
PEJË
GECI TOURS, Rruga Eliot Engel
GJILAN
RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari
GJAKOVË
WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza
FERIZAJ
Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit
MITROVICË
DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë
VITI
TANAMERA
KLINË
EUROTOURS
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.