Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prototipi i ilaçit kundër dhimbjes mund të jetë po aq efektiv sa edhe opioidet pa efekte anësore

Teknologji 22/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit në Gjermani e kanë zhvilluar një mënyrë të re për të krijuar ilaçe kundër dhimbjes e cila mund të çojë në medikamente më të mira pa efekte të rrezikshme anësore.

Ekipi nga Charité Universitätsmedizin Berlin e përdori një simulim kompjuterik për t’i analizuar ndërveprimet e receptorëve opioide për ta krijuar një molekulë të ngjashme me morfinën.

Në testet laboratorike në të cilat u përdorën minjtë, molekulat e lehtësuan ndjeshëm dhimbjen në indet e inflamuara pa i prekur indet e shëndetshme përreth. Gjetjet sugjerojnë se prototipi mund të përdoret për ta reduktuar ose eliminuar dhimbjen pa efekte të rënda anësore si ato të lidhura me medikamentet opioide.

Opioidet janë një klasë e barnave kundër dhimbjes të përdorura për t’i trajtuar dhimbjet tek dëmtimi dhe inflamacioni i indeve të shkaktuara nga operacioni, dëmtimi nervor, artriti apo kanceri. Efektet anësore nga barnat opioide mund të përfshijnë marramendje, vjellje, kapsllëk dhe, në disa raste, varësi.

Varësia nga opioidet është rritur në përmasa epidemike në Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, si dhe në shumë vende të tjera.

“Duke i analizuar ndërveprimet receptorike ilaç-opioid në indet e dëmtuara, në krahasim me indet e shëndetshme, ne shpresonim të siguronim informacione të dobishme për dizajnimin e ilaçeve të reja kundër dhimbjes, pa efekte të dëmshme anësore,” tha dr. Christoph Stein, kreu i Departamentit të anesteziologjisë dhe Kujdesit Kritik Kirurgjikal në Charité Universitätsmedizin Berlin, në një njoftim për shtyp.

Hulumtuesit e identifikuan një rrugë të re për të prodhuar lehtësim nga dhimbja, pa efekte negative anësore duke e shënjestruar ilaçin vetëm në indin e prekur, dhe jo indin e shëndetshëm.

“Në kontrast me opioidet konvencionale, prototipi ynë NFEPP duket se vetëm lidhet dhe i aktivizon receptorët opioide në një mjedis acidik,” thanë dr. Viola Spahn dhe dr. Giovanna Del Vecchio, autorët e parë në studim, në një njoftim për shtyp, përcjell Koha.net. “Kjo do të thotë se ai shkakton lehtësim nga dhimbja vetëm në indet e dëmtuara, dhe pa shkaktuar depresion respiratorik, përgjumje, rrezik të varësisë apo kapsllëk.”

Studimi u publikua në Science.

Artikulli paraprakHani banane gjatë shtatzënisë? Jeni duke ia përcaktuar gjininë foshnjës
Artikulli i rradhës Njoftim për publikun Kosovë – Finlandë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Teknologjia AI që po ndryshon mjekësinë mund të sjellë probleme ligjore për mjekët

09/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.