Këngëtarja Nora Istrefi, zakonisht di të befasojë me pamjen e saj. Ajo si gjithmonë ka një grim profesional dhe kujdest mjaft shumë për pamjen e saj, por kësaj here është një person i veçantë që po e përgatitë për paraqitjen e saj skenike, shkruan rtv21.tv.
Për dukjen e Norës është përkujdesur një “artiste” e veçantë, e ajo është vajza e saj Reneé. Përmes një video në rrjetin e saj social “Instagram” shihet vajza duke e grimosur nënën. Nora kësaj video ia ka lënë mbishkrimin “My makeup artist for tonight në Prizren”.