Nostalgjia mund t’iu ndihmojë ta lini duhanin

2017-02-21 në ora 13:14

Duke ua kujtuar fëmijërinë duhanpirësve, mund t’i ndihmoni që të frymëzohen për ta lënë atë.

Kujtimet e fëmijërisë mund ta inkurajojnë duhanpirësin që të heq dorë nga cigarja, më shumë sesa fushatat grafike, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesit e Universitetit në Michigan, kanë ekspozuar duhanpirësit e moshave 18 deri 39, para një ngjarje nostalgjike dhe një mesazhi standard kundër pirjes së duhanit.

Rezultati ishte se njerëzit ishin më emocional ndaj kujtimit të ngjarjes dhe shfaqën qëndrime të forta kundër pirjes së duhanit. Kjo ndodhi veçanërisht me femrat.

“Shumica e mesazheve kundër pirjes së duhanit janë të përqendruara te frika, neveria dhe faji. Por duhanpirësit shpesh nuk e marrin këtë mesazh dhe krejt çfarë ndodhë është keqardhja për vetën e tyre”, deklaron Ali Hussain, udhëheqësi i studimit.