Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Nuk e ndal urinë mielli nga qielli”, Gaza në kufijtë e mbijetesës

Lajme 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hedhja e ndihmave ushqimore nga ajri nuk po i jep zgjidhje urisë ekstreme në Rripin e Gazës. Përkundrazi, ky mekanizëm është kthyer në burim tragjedish dhe përplasjeje mes të mbijetuarve. Kështu deklaron Amjad Shawa, drejtor i rrjetit të OJQ-ve palestineze (PNGO), në një intervistë nga terreni.

“Nuk zgjidhet uria duke hedhur miell me parashutë mbi njerëz që po vdesin për një kafshatë. Është një sistem i pasigurt, i provuar më parë me pasoja të rënda. Disa paleta përfunduan në det, të tjera shkaktuan të plagosur e viktima”, thotë Shawa, i cili thekson se Gaza nuk ka më hapësirë të lirë për të pritur këtë lloj ndihme.

Aktualisht, rreth 2.1 milionë palestinezë jetojnë në vetëm 45 kilometra katrorë, pasi pjesa tjetër e territorit është ose e pushtuar nga ushtria izraelite ose nën urdhër evakuimi. Kjo do të thotë një dendësi marramendëse prej 46 mijë banorësh për kilometër katror. Sipas Shawa, kur parashutat bien mbi këtë zonë, njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin për të kapur pak ushqim, ndërsa në rast se bien jashtë, askush nuk mund t’i arrijë dot.

Të shtunën në mbrëmje, u raportua hedhja e parë e ndihmave nga ajri nga avionë izraelitë në veri të Gazës.

“Ishte ora 10:30 kur ndodhi. Dhjetë të plagosur, disa çadra të shkatërruara, dhe njerëz që rrezikojnë jetën për një thes oriz. Është e padenjë, e rrezikshme dhe e pamjaftueshme”, tregon Shawa.

Sipas tij, zgjidhja është vetëm një: hapja e menjëhershme e të gjitha pikave kufitare për kamionët me ndihma dhe mallra tregtare.

“Kanë mbetur me qindra të bllokuar në kufi prej javësh. Ne kemi nevojë për të paktën 1 mijë kamionë në ditë, jo vetëm 600 si më parë. Dhe jo vetëm me miell, por me ushqime të plota, mish, vezë, fruta, peshk sepse jeta nuk mbahet vetëm me makarona humanitare”, tha ai.

Ushtria izraelite ka njoftuar krijimin e “korridoreve të sigurta” dhe “pauzave humanitare” në zonat më të populluara. Por Shawa është skeptik.

“Do t’u besoj vetëm kur t’i shoh realisht të hapura dhe të qëndrueshme. Deri tani, janë thjesht ndalesa të përkohshme në kohë dhe hapësirë. Bombardimet vazhdojnë, vdekjet vetëm shtyhen disa orë më vonë”, tha ai.

Ai nënvizon se kjo është pasojë e presionit ndërkombëtar mbi qeverinë izraelite dhe shton se ky presion duhet të vazhdojë, për arsye morale dhe ligjore.

Shawa flet edhe për një dramë tjetër, më të heshtur: humbjen e besimit tek ndihmat humanitare.

“Sot, për të marrë një thes oriz, njerëzit vdesin. Sapo mora njoftimin se 13 persona janë vrarë pranë një pike shpërndarjeje në Netzarim, ndërsa shtatë të tjerë janë qëlluar nga ushtria pranë pikës hyrëse në Zikim. Kështu po shuhet jo vetëm jeta, por edhe shpresa”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakAUV: Shfuqizohet ndalesa e importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria, me përjashtim të disa zonave
Artikulli i rradhës BE miraton injeksionin gjashtëmujor kundër HIV

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.